Komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

nga D. V.

Shkup, 19 nëntor – Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 15.11.2025 filloi detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pavarësisht nga gjendja momentale e motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More