Uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë serbe e predhë anti-tank janë gjetur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jarinje e Poshtme mbrëmjen e së martës.
Policia ka treguar çka konfiskuan, por thekson edhe se në atë lokacion nuk kanë hasur në ndonjë person të dyshuar apo ndonjë dëshmitar.
“Fsh. Jarinje e Poshtme 18.11.2025 – 19:30. Njësiti policor gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kur kanë hyrë brenda kanë pa se kishte pas uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank cal. 37 mm modeli M38 dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe si: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona. Në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person i dyshuar apo ndonjë dëshmitarë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
