Zjarrfikësit shpëtuan dy persona në rajonin e Kumanovës

nga D. V.

Shkup, 19 nëntor – Për shkak të përmbytjes së lumit Pçinja, Njësia Territoriale e Mbrojtjes nga Zjarri në Staro Nagoriçan njofton se intervenoi sot në orën 07:35 për të shpëtuar dy persona të bllokuar, përcjell TV21. Sipas tyre, intervenimi u realizua pas një telefonate në 112, ndërsa personat ndodheshin të bllokuar pranë banjës në fshatin Strnovac, Komuna e Staro Nagoriçanit. Autoritetet ndërhynë me një automjet dhe dy zjarrfikës.

“Për shkak të rrezikut nga përmbytja e lumit, bëhet apel te banorët e Komunës së Staro Nagoriçanes që të shmangin çdo lëvizje ose aktivitet përgjatë lumit Pçinja. Në rast se vëreni dikë në rrezik për shkak të kushteve të motit, menjëherë kontaktoni shërbimet e emergjencës”, thonë nga NjTMZ.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More