Real Madridi në bisedime për të rinovuar kontratën e yllit të ekipit

nga D. V.

Burime nga La Liga, përfshirë Matteo Moretton, raportojnë se Real Madridi ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës së Antonio Rudiger.

Mbrojtësit gjerman i skadon kontrata në fund të sezonit dhe, pavarësisht zërave për një largim të mundshëm, ai mbetet i prirur të vazhdojë aventurën me kampionët e Spanjës.

Edhe Real Madridi e vlerëson lart kontributin e tij dhe synon ta mbajë në skuadër, pavarësisht problemeve fizike që e kanë shqetësuar gjatë sezonit 2025/26.

Ndërkohë, disa klube të Ligës Profesionale Saudite po monitorojnë situatën e ish-mbrojtësit të Chelseat, por Rudiger duket se preferon të qëndrojë në Evropë dhe të vazhdojë të konkurrojë në nivelin më të lartë.

32-vjeçari aktualisht është në fazën e rikuperimit nga një dëmtim afatgjatë në kofshë dhe pritet të rikthehet në fushë në fillim të vitit të ardhshëm. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More