Me ndeshjen ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Tikveshit ka mbaruar faza e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë ndeshje u shënuan dy gola, transmeton Portalb.mk.
Shkëndija arriti të fiton me rezultat 2-0, përmes golit të Alhassan 44’ dhe Mazarit 92’. Me këtë ndeshje u kompletua edhe lista e ekipeve që e kanë siguruar çerekfinalen Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Ekipet që do të marrin pjesë në çerekfinale janë: Shkëndija e Tetovës, Shkëndija e Haraçinës, Struga, Sileksi, Rabotniçki, Detonit, Ohri dhe Vardari.
