Disa pjesë të Shkupit sot pa energji elektrike

nga D. V.

Shkup, 19 nëntor – Pa rrymë sot gjatë disa periudhave të caktuara kohore do të jenë disa pjesë të Sarajit, Gazi Babës dhe Çairit, kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza duke iu referuar informatës nga EVN Maqedoni.

Në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 15:00 pa rrymë do të jenë konsumatorët nga fshati Lubin në Komunën e Sarajit, si dhe objektet e kompanive Majami, Ana Kompani, Mal lift dhe Birraria e Prilepit në Komunën Gazi Babë, ndërsa prej orës 09:00 deri në orën 11:00 pa rrymë do të jenë konsumatorët nga rrugët “Nikola Martinovski” dhe “Azem Hajdari”, Teatri shqiptar dhe objektet që gjenden përreth tij në komunën e Çairit dhe disa nga konsumatorët nga fshati Bojanë në Saraj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More