Shkup, 20 nëntor – Qarkullimi në rrugët e vendit këtë mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë, ndërsa intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Në vend nga 15 nëntori është në fuqi mbajtja e domosdoshme e pajisjes dimëtore në automjete.
