Substanca narkotike e para, arrestohet shtetasja italiane në pikën kufitare Han i Elezit

nga D. V.

Një shtetase italiane është arrestuar në pikën kufitare Han i Elezit, teksa po udhëtonte me autobus. Në valixhen e saj janë gjetur substanca narkotike, dy telefonë dhe 4820 euro. Ndërsa dy kartëmonedha nga 100 euro, e që dyshohet  të jenë të falsifikuara.

“Njësitë policore bashkë me zyrtarët doganorë gjatë kontrollit  të një autobusi, në valixhe e një udhëtare shtetase e Italisë, ka gjetur dhe sekuestruar: 24.94 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit methaphetamin, 4.20 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit mephodrone, 158.8 gramë likuid substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit gamma butyrolactone, 1.78 gramë pluhur të bardhë që dyshohet të jetë substancë narkotike. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe një epruvetë qelqi për tymosje të drogave, dy telefona celularë, 4820 € para të gatshme dhe dy kartëmonedha nga 100€ që dyshohet se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas inicimit ë rastit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More