Opozita parapëlqen 21 dhjetorin si datë e zgjedhjeve të reja

nga D. V.

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai Nisma-s, Fatmir Limaj janë shprehur se data e parapëlqyer për mbajtën e zgjedhjeve të reja parlamentare do të ishte 21 dhjetori.

Këto deklarata i kanë bërë teksa po hynin në takim te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Klan Kosova.

Tashmë ka filluar edhe takimi i Presidentes me liderët e partive politike, e ku aty është edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, partia e të cilit doli fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, por jo aq sa ta formojë Qeverinë e re.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More