Besim Kelmendi shkarkohet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

nga D. V.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Shkarkimi i tij u bë me pesë vota për, raporton Betimi për Drejtësi.

Në vend të Kelmendit, si u.d Kryeprokuror i Shtetit u caktua Agron Qala.

Ndërkohë që parditen e kësaj të enjte, u mbajtë takimi i 278-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) e ku u kërkua shkarkimi. Mirëpo gjatë diskutimit pas propozimit për t’u futur në rend dite shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ky i fundit dhe katër anëtarë të tjerë të Këshillit Prokurorial të Kosovës lëshuan mbledhjen, duke thënë se po tentohet shkatërrimi i sistemit.

Aty Kelmendi tha se nuk do të dorëhiqet dhe do të qëndrojë stoik përballë siç tha ai interesave të një grupi dhe një individi që vazhdimisht e ka pëkrahur.

“Ka ardh koha e fundit se ky njeri ta kuptojë se ka ardh koha për një sistem prokurorial të ndershëm, e që ka fuqi ta mbrojë Kushtetutën dhe Ligjin. Do të isha shumë i lumtur sikur mos të kisha qenë kurrë pjesë e këtij KPK dhe kurrë nuk jam ndi më keq se këto ditët e fundit kur u bë plani për larimin tim nga kjo pozitë. Ka qenë shumë e letë të ofrojë dorëheqje por duke parë këtë plan e këtë strukturë, kam vendos që deri në fund të qëndroj stoik e ta mbrojë Prokurorinë e Shteti. Krejt kjo po ndodhë për shkak të një anëtari të ri të KPK-ë. Humbi kandidati i  njerëzve të interesuar dhe tani po bëjnë përpjekjet e fundit për të shkatërruar procesin dhe njerëzit që janë këtu për të mbrojtur procesin”, tha Kelmendi

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More