Shkup, 20 nëntor – Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se konsultimet me VLEN-in për emrat e rinj të ministrave janë duke vazhduar dhe se në fillim të javës do të dihet gjithçka.
Ai tha se për emrat nuk do të pritet përfundimi i kongresit të VMRO-së, por të njëjtat do të dorëzohen në fillim të javës së ardhshme.
“Më pas kemi plan për aktivitete që planifikojmë t’i bëjmë edhe brendapartiake dhe me institucionet, kështu që ja, të shkojmë hap pas hapi”, tha Mickoski raporton SHENJA.
