Afrim Gashi merr pjesë në 20-vjetorin e Universitetit “American College”

nga D. V.

Shkup, 20 nëntor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në forumin e organizuar për 20 vjetorin e Universitetit “American College”.
“Kisha nderin të marrë pjesë në forumin e organizuar për 20-vjetorin të Universitetit “American College”.
Në këtë ngjarje të veçantë, përgëzova komunitetin akademik për dy dekada të arritjeve të jashtëzakonshme në fushën e arsimit të lartë. Në fjalën time theksova rëndësinë e arsimit për formësimin e të ardhmes dhe ndikimin e tij në zhvillimin e shoqërisë dhe vendit tonë.
Universiteti “American College” është një shembull i jashtëzakonshëm i përkushtimit për cilësinë, inovacionin dhe ndihmën që ofron në krijimin e udhëheqësve të suksesshëm në të gjitha fushat”, ka shkruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More