Pas takimeve me liderët e partive politike, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpërndarë Kuvendin e Kosovës.
“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, njoftojnë nga Presidenca.

