Austria planifikon ndalimin e shamisë në shkolla që nga fillimi i vitit akademik 2026

nga D. V.

Austria planifikon ndalimin e shamisë, për vajzat nën moshën 14 vjeç, në shkolla që nga fillimi i vitit akademik 2026, tha sot ministrja e Integrimit, Claudia Plakolm.

“Projektligji, i cili do të diskutohet së shpejti në parlament, do të zbatohet nga viti shkollor 2026/2027”, tha ministrja, e cila i përket Partisë Popullore Austriake (ÖVP) të qendrës së djathtë.

Gjykata e lartë e Austrisë rrëzoi një përpjekje të mëparshme të qeverise së udhëhequr nga ÖVP – për të ndaluar mbajtjen e shamive në shkolla në vitin 2019.

Por, anëtarët e qeverisë aktuale, një koalicion i ÖVP, Partisë Socialdemokrate të Austrisë dhe partisë liberale NEOS, janë të bindur se këtë herë, ndalimi do të miratohet – duke vënë në dukje se numri i vajzave myslimane nën moshën 14 vjeç në shkollat ​​austriake është rritur nga 3 000 në 12 000.

Projektligji parashikon një gjobë deri në 800 euro në rast të shkeljeve të përsëritura. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More