Botërori 2026/Maqedonia do të përballet me Danimarkën, Shqipëria me Poloninë! Kosova me Sllovakinë

nga D. V.

U hodh shorti i “play-off”-it europian për Botërorin 2026, i cili do të luhet më 26 dhe 31 mars 2026.

Goglat rezervuan Poloninë si rivale të Shqipërisë, ndërsa për Kosovën përzgjodhën Sllovakinë, kurse Maqedonia e Veriut do të përballet me Danimarkën.

Nëse kuqezinjtë ia dalin t’i mposhtin polakët në gjysmëfinalen e 26 marsit, në transfertë, atëherë në finale do të takohen me fituesin e çiftit gjysmëfinal Ukrainë-Suedi.

Për kombëtarne dardane, rivali final i “play-off”-it, nëse e kalon me sukses sfidën ndaj sllovakëve, në transfertë, do të jetë fituesi i çiftit mes Turqisë dhe Rumanisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More