Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas vendimit të presidentes së Kosovës, për datën e zgjedhjeve të parakohshme.
Në një postim në Facebook, Murati e cilësoi si vendim të duhur për 28 dhjetorin si ditë të zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
Caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur.
Kjo e mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve për të votuar marrë parasysh edhe ardhjen e diasporës, por edhe i jep kohë të mjaftueshme KQZ-së për të organizuar zgjedhjet sa më mirë.
Na priftë e mbara!
