Pas konfirmimit të largimit nga emisioni i mëngjesit “Wake Up”, moderatorja Neada Muçaj ka bërë reagimin e saj të parë publik, duke pranuar hapur situatën në të cilën është përfshirë pas konfliktit të shumëpërfolur me kolegen Enxhi Nasufi.
Në Instagram, Neada publikoi një foto në të cilën shfaqej me një buqetë lulesh dhe një kartolinë të bardhë nga një dërgues ende anonim. Mesazhi i shkruar në kartolinë dukej si një kujtesë për të që qëndresa sjell gjithmonë dritë në fund të ditës:
“Edhe ditët më të vështira mund të kthehen në diçka të mirë. Dikush beson tek ti.”

Me këtë postim, moderatorja la të kuptohej se e ka pranuar largimin e saj nga televizioni.
Ndërkohë, reagimi i Enxhi Nasufit ka qenë krejt i kundërt. Pak pasi lajmi për largimin e tyre u bë publik, ajo publikoi në rrjetet sociale një foto me nënën dhe qenin e saj, por vëmendjen e mori qëndrimi provokues: Enxhi shihej duke nxjerrë gjuhën jashtë dhe duke bërë gjestin e gishtit të mesit një lëvizje që shumë ndjekës e kanë interpretuar si ironi ndaj situatës.
Konflikti mes dy moderatoreve ka ndezur diskutime të shumta online, pasi ende nuk është zbardhur se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre dhe çfarë dinamike ka çuar në këtë përplasje.

