Nesër fillon mbledhja e nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për kryetarë komunash në katër komuna

nga Xh M

Shkup, 20 nëntor – Nesër, më 21 nëntor 2025, fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidimin e kandidatëve të pavarur për kryetarë të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë, si dhe Centar Zhupë, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Nënshkrimet do të mblidhen para zyrtarëve kompetentë në sektorët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, si dhe para noterit, çdo ditë pune nga ora 08:30 deri në 16:30. Ditën e fundit, më 30 nëntor, procedura do të zgjasë deri në orën 24:00.

Sektori rajonal i KSHZ-së në Gostivar është kompetent për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për kryetarë të komunave Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë dhe Vrapçisht, ndërsa zyra e KSHZ-së në Dibër është kompetente për komunën Centar Zhupë.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve përfundon më 30 nëntor në orën 24:00.

Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë komunash në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostushë dhe Centar Zhupë janë caktuar për shkak të mosarritjes së censusit në zgjedhjet lokale të 19 tetorit 2025, pas së cilës në këto komuna nuk u zgjodhën kryetarët e komunave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More