Në 16 shitore u shitën cigare pa dokumente

nga Xh M

Gostivar, 20 nëntor – Inspektorati Shtetëror i Tregut më 17 dhe 18 nëntor 2025, kreu inspektime në territorin e qyteteve të Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe Strugës në 23 subjekte juridike që kryejnë tregti me pakicë të duhanit dhe produkteve të duhanit.

Nga Inspektorati informojnë se “gjatë inspektimeve të kryera në 16 subjekte juridike, u gjetën sasi të produkteve të duhanit për të cilat subjektet juridike nuk posedojnë dokumente për furnizim nga një furnizues dhe nuk kanë shenjat e nevojshme – pullat e akcizës”.

“Në përputhje me kompetencat ligjore, produktet e gjetura në një sasi prej mbi 3000 pako me një vlerë prej mbi 1.000.000,00 denarë janë sekuestruar përkohësisht dhe i janë dorëzuar Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për shkeljet e konstatuara, Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke vepruar në përputhje me kompetencat ligjore, lëshoi urdhërpagesa për kundërvajtje”.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut, për parregullsitë e konstatuara, dërgoi një njoftim deri te institucionet e tjera kompetente, Administrata Doganore dhe Ministria e Brendshme për veprime të mëtejshme. Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vazhdojë të kryejë inspektime me qëllim përcaktimin dhe sanksionimin e tregtisë së paligjshme në territorin e Republikës së Maqedonisë në përputhje me kompetencat ligjore”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More