Mesfushori më i vlerësuar në Premier Ligë është Granit Xhaka!

nga D. V.

Mesfushori me prejardhje shqiptare i Sunderlandit, Granit Xhaka po tregon paraqitje të jashtëzakonshme në Premierligë. 33-vjeçari është lojtari kyç i Sunderlandit, në një sezon të madh të klubit në rikthimin e tij në Premierligë. Por jo vetëm tek ekipi i tij, Xhaka është mesfushori më i vlerësuar në tërë ligën.

“WhoScored” e ka vlerësuar Xhakën me notën 7.37, duke lënë mbrapa emra si Declan Rice, Moises Caicedo, Bruno Fernandes e Dominik Szoboszlai. Këtë sezon, Xhaka ka një gol e tri asistime në Premierligë. Mesfushori i Zvicrës kaloi te Sunderlandi gjatë verës nga Leverkuseni për shumën e 15 milionë eurove.

Ndërkohë si kapiten i “Macave të Zeza”, pas ndeshjes së humbur nga Sanderlendi i tij ndaj Fulhemit, shqiptari i Zvicrës u shpreh tejet i dëshpëruar. Ai bëri një postim në rrjetet sociale, duke thënë se kjo humbje dhemb. “Humbjet gjithmonë dhembin – tani ka të bëjë me mënyrën se si mësojmë prej tyre dhe si ecim përpara së bashku”, u shpreh Xhaka në rrjetet sociale.

“Ai është transferimi më i mirë i sezonit”, shkruan Sky Sport për Xhakën, i cili është bërë menjëherë një lider në klubin e tij të ri. Fitorja kundër Chelseat duhet të shijohet veçanërisht për një arsye tjetër. Ai luajti për rivalët e qytetit, Arsenalin, për shtatë vjet.

Sunderland është rikthyer midis skuadrave të mëdha në Premier League. Tre vjet më parë, klubi tradicional i pronarit zviceran dhe djalit të miliarderit, Kyril Louis-Dreyfus (27 vjeç), ende po luante në divizionin e tretë më të lartë në atë kohë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More