S’ka qarkullim të autobusëve deri të bëhen pagesat, protestuesit: Kërkesat janë legjitime, s’kanë karakter politikë

nga D. V.

Pagën e tyre, punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë po e kërkojnë përmes protestës, madje duke e ndërpre qarkullimin e autobusëve në kryeqytet, por që për gjithë këtë ata kërkuan falje tek qytetarët por shtuan se veprimet e tyre nuk kanë karakter politikë, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i “Trafikut Urban” Elmi Gashi, i ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Financave që të bëjnë zgjidhjen, teksa tregoi edhe për borxhin milionësh që ka kjo ndërmarrje.

“Shuma e borxhit është 3 milionë e 200 mijë euro. Në momentin kur ministria të premten alokoi 3.2 milionë pjesë e komunës, komuna ka aloku 680 mijë euro, por nuk janë pjesë e asaj që e mbulojmë shpenzimet e naftës që kemi borxh 1 milion. Kemi 800 mijë euro borxh punëtorëve për rroga, 100 mijë euro po na shkëputet kontrata për sigurime shëndetësore sepse kemi borxh. Komuna nuk po reflekton, na detyron neve kinse Ministria nuk i ka alokuar paratë. Ne ishim në takim me ministrin 1 orë e 40 minuta, u zotua se nëse komuna bëhet dhe e nxjerrë vendimin për bartjen e të hyrave vetanake dhe në momentin që e nxjerrë vendimin he ia dërgon ministrisë atëherë ata janë të gatshëm t’i alokojnë paratë. Ky vendim deri më tani nuk ka ndodhur. Pjesa e sektorit privatë janë dëmtuar dhe kanë shumë borxhe. Ju lutemi, thërrasim Komunën Prishtinës, pikërisht kryetarit të dalë para masës. E drejta jonë është më kërku të drejtën aty, kryetari ku shkon e bën zgjidhjen e hap derën, le ta merr përgjegjësinë kryetari”, tha ai.

Ai u pyet se si e siguruan naftën për t’i vendosur autobusët te Qeveria dhe Komuna meqenëse një ndër arsyet ka qenë se nuk kanë derivate e për cka tha se e siguruan me të hyra vetanake.

“I kemi marrë paratë prej shoferëve, me të hyra vetanake. Zotëri, nafta prej atje janë dy kilometra dhe dy kilometra nuk është naftë që shpenzon. Nafta duhet që autobusët me qarkullu 24 orë. Autobusët tanë punojnë tre ndërrime, deri në ora 12 natës është  nisjet e fundit për qytet dhe kthimi bëhet në ora 1:00-1:30 në bazë, deri atëherë secili autobus ka koston 150-200 litra naftë me i shpenzu brenda ditës. 51 autobusë janë 10 mijë litra naftë”, u përgjigj Gashi.

Ai pati dhe një përgjigje për kryetarin Përparim Rama.

“Po ai(Përparim Rama) ka dalë në krah, por krahu më i madh është për ne me dalë kryetari e me na dhënë paratë. Në momentin që alokohen paratë, punëtorët dalin e punojnë”, theksoi ai.

Edhe Gani Sinani nga “24 Yjet” i reagoi pyetjes se si e siguruan naftën.

 “Ka 10 – 20 euro i kemi me ardh deri këtu. Nuk jemi ardh me u doktë të hijshëm për nga bukuria por për me na aloku mjetet tona. Organizimi do të jetë më ndryshe, do të ndryshojë diçka, por ne kërkojmë atë që kemi punu dhe kemi dhënë ndjerës dhe mbajmë familje. Kërkomë pagat për me mbijetu, ju lutem për të qenë konstruktiv, nuk ka ngjyrime politike, por kemi ardh për pagat tona”, tha ai.

Sekretari i shoqatës së sektorit privat ka theksuar se protestën nuk do ta ndalin duke nënvizur se nuk është politike.

“Forma e organizimit nesër do të ndërrojë protesta jonë po merr karakter politik, por zero politikë është. Nesër protestojna mes Komunës dhe Qeverisë. Punën e vazhdojnë kur të hedhen mjetet për 5 muaj, te ne borxhi është më i madh. Jemi në gjendje të rëndë, tatimet ia kemi paguar shtetit dhe është përgjegjësi dhe e shtetit. Tatimet i kemi paguar me të ardhura personale, pagat i kemi borhx që nga muaji maj. Nuk ka karakter politik dhe nuk duhet me i dhënë karakter politik”, u shpreh ai.

Avdyl Brajshori anëtar i shoqatës së punëtorëve privatë e theksoi atë që parafolësit e thanë, se nuk do të ndërprerjen protestën.

“Autobusët nuk dalin në qarkullim pa u kry pagesa. U kërkojë shumë ndjesë qytetarëve por nuk po hasim mirëkuptim e spo merren vesh institucionet të nivelit lokal e qendror”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More