Allegri në historinë e Milanit, 100 fitore në krye të kuqezinjve

nga D. V.

Fitorja në derbin kundër Interit jo vetëm që i siguroi tre pikë vendimtare për renditjen, por edhe i përforcoi vendin Massimiliano Allegrit në librat e historisë së Milanit.

Me fitoren 1-0 në derbi, trajneri i lindur në Livorno arriti një rekord prestigjioz: 100 fitore në të gjitha kompeticionet si trajner i Milanit.

Renditja e trajnerëve: Allegri barazohet me Ancelottin, Sakin dhe Kapelon. Ky sukses i rëndësishëm, statistikisht, e katapulton Allegrin në një klub ekskluziv. Siç raportohet nga Opta, Allegri është bërë trajneri i shtatë në historinë e klubit që regjistron fitore me tre shifra.

Kështu, trajneri i bashkohet trajnerëve të mëdhenj që kanë formësuar historinë e Milanit. Ja ata që e paraprijnë Allegrin në këtë renditje të veçantë: Carlo Ancelotti, Nereo Rocco, Fabio Capello, Stefano Pioli, Nils Liedholm dhe Arrigo Sacchi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More