Prishtinë, 25 nëntor – Deficiti tregtar i Kosovës në janar-tetor 2025 është rritur me 16,56%, ose për 721 802 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, sipas të dhënave të agjencisë statistikore të vendit (ASK), shkruan dtt-net.com.
Të dhënat e reja të ASK tregojnë se eksportet e mallrave në dhjetë muajt e parë të vitit 2024 ishin 777 702 milionë euro dhe importet 5.134 821 miliardë euro, me një deficit tregtar prej 4.357 119 miliardë euro.
Në dhjetë muajt e parë të vitit 2025, eksportet ranë në 774 925 milionë euro dhe importet u rritën në 5.853 846 miliardë euro, duke arritur një deficit prej 5.078 921 milionë euro, sipas agjencisë.
Në vitin 2024 (12 muaj) deficiti tregtar i Kosovës ishte 5.391.646 miliardë euro, dhe sipas trendit të tregtisë janar-tetor të vitit 2025, deficiti total tregtar i këtij viti me nëntorin dhe dhjetorin pritet të jetë më i lartë se vitin e kaluar.

