Kura natyrale kundër dhimbjeve muskulare dhe të gjymtyrëve: xhinxher, kanellë dhe mjaltë

nga L. M

Dhimbjet muskulare dhe të gjymtyrëve janë të forta dhe shpesh pengojnë lëvizjen e lirshme. Ato shfaqen gjatë gjithë vitit, por në dimër janë më të shpeshta. Përveç mjekësisë tradicionale që përdor medikamente dhe kremra, mjekësia popullore sugjeron kura natyrale që ndihmojnë në zbutjen e dhimbjes dhe rikthimin e lëvizshmërisë.

Pse janë efikasë këta përbërës?

  • Mjalti: Eliksir i shëndetit, redukton dhimbjet e kyçeve dhe inflamacionin, forcon imunitetin.
  • Xhinxheri: Përmban xhinxherol, i cili lufton radikalet e lira dhe ndihmon në qetësimin e dhimbjeve.
  • Kanella: Erëz e fuqishme kundër inflamacionit, pasur me minerale si hekuri, mangani dhe kalciumi; ndihmon në uljen e sheqerit në gjak.

Kura natyrale Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle xhinxher i grirë
  • 1 gotë ujë
  • pak kanellë
  • 2 lugë çaji mjaltë

Përgatitja: Ziejeni ujin dhe lëreni mënjanë. Shtoni xhinxherin dhe kanellën, mbulojeni me kapak për 10-15 minuta. Më pas shtoni mjaltin. Konsumoni një lugë çaji nga ky lëng dy herë në ditë për disa ditë, derisa dhimbja të largohet dhe lëvizja të bëhet më e lirshme.

Flaka

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More