Shkup, 25 nëntor – Epidemi dhune ndaj grave. Dymbëdhjetë femicide në tre vitet e fundit në vend, dhe në vitin 2025 – katër. Aktivistët kërkojnë masa të menjëhershme për mbrojtje dhe parandalim, si dhe bashkëpunim më të madh ndërsektorial. Ata paralajmërojnë – dhuna ndaj grave nuk është çështje private, por një problem serioz shoqëror.
Fillon fushata botërore “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”. Pavarësisht deklaratave, ndryshimeve ligjore dhe aktiviteteve, problemi i dhunës jo vetëm që mbetet, por po shndërrohet në agresion, thotë presidentja Siljanovska-Davkova.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se këtë vit ka 1.260 raste të reja të dhunës në familje, dhe aktualisht po punohet në një strategji kombëtare tetëvjeçare.
Statistikat e MPB-së për vitin 2024 numërojnë pesë vrasje, pesë autorë dhe shtatë viktima, ndërsa për vitin 2025 – katër vrasje, katër autorë dhe pesë viktima.
Sipas Kombeve të Bashkuara, çdo dhjetë minuta humb jetën një grua ose vajzë, e vrarë nga partneri i saj ose nga një anëtar i familjes.
