Dosja “Partizani”, shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Berishës dhe të tjerëve, zbardhet arsyeja

nga L. M

Si njëri nga të bashkakuzuarit me ish kryeministrin Sali Berisha, Xhimi Begeja foli në fund të seancës duke këmbëngulur se u hetua si një pronar që nuk po i kthejnë pronat.

Me këtë rast Begeja dha një mesazh për edhe për ish pronarët e tjerë,  por edhe për SPAK-un, që i kujtoi se në tokën e kujt është ndërtuar

E kam për të gjithë pronarët këtë do u ndodhë e njëjta gjë. Tjetra edhe SPAK gjendet në tokat e gjyshes sime, nuk na kanë kompensuar për këtë pronë” u shpreh Xhimi Begeja.

Seanca me të pandehur Sali berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Mlaltezin dhe tre të tjerë u shty mbasi mungonte avokati mbrojtës i të akuzuarit Fatmir Bektashi. Por Jamaërbër Malltezi  thotë se ka 31 prova që hedhin poshtë hetimin e Prokurorisë së Posaçme, e cila akuzon se tjetërsimi i sport klub Partizanit u krye sipas një serie aktesh ligjore të hyra në fuqi për këtë qëllim

Sali Berisha nën akuzë për korrupsion, ka hapur edhe dy fronte të tjera, njëri në kushtetuese për detyrimin me paraqitje gjyq që nis në dhjetor dhe tjetri për heqjen e masës detyrim me paraqitje , të cilës ish kryeministri po i nënshtrohet dy herë në muaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More