Në qeveri debat publik rreth planit për diasporën, Mucunski do të prezantojë fushat kryesore 

nga D. V.

Shkup, 26 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në Qeveri do të mbajë fjalim në debatin publik për Propozim-tekstin e “Strategjisë kombëtare për bashkëpunim me diasporën 2025-2030”, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. 

Në fjalimin e tij, siç informojnë nga MPJ-ja, ministri do të vë theks në fushat kryesore të përfshira me Strategjinë kombëtare, e cila ka për qëllim t’i përforcojë lidhjet midis vendit amë dhe qytetarëve të Maqedonisë jashtë vendit përmes përmirësimit të cilësisë së shërbimeve, përforcimin e kornizës institucionale, promovimin e identitetit kulturor dhe arsimor të Maqedonisë dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe inkurajimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More