Arrestohen 4 shtetas të SHBA-së në Shkup

nga Redaksia

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në rajonin e Kisella Vodës në Shkup janë arrestuar 4 shtetas amerikanë, pasi të njëjtit ishin rrahur mes vete, ndërsa kishin sulmuar edhe efektivët e policisë.

“Me datë 27.04.2024, në ora 05:00, në rajonin e Kisella Vodës, nga ana e punonjësve të policisë së SPB-Shkup, janë ndaluar K.T.C (27), A.J.M. (25) dhe D.M. (24) dhe M.A.J. (24), të gjithë nga SHBA, pas një debati verbal kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, e që është shndërruar në përleshje fizike, ndërsa disa prej tyre janë sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë që kryenin veprime zyrtare”, njofton MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More