Një koncert gala do të mbahet më 3 qershor në Prishtinë për nder të 25 vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, ku do të performojnë artistë të njohur të muzikës.
Këtë e bëri të ditur, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama përmes një njoftimi në Facebook.
“Kanga jonë, Për ty Prishtinë. Gala Koncert më 3 qershor në sheshin “Skënderbeu” në Kryeqytet”, shkroi kryetari i Prishtinës Përparim Rama.
“Festojmë të gjithë së bashku 25 vjetorin e Çlirimit të Prishtinës, me performanca të artistëve tonë fantastikë, të cilët ndër vite e kanë pasuruar skenën muzikore”, theksoi ai mes tjerash lidhur me këtë event.
Më 3 qershor, priten gjatë ditës edhe aktivitete të tjera të rëndësishme.