Në kuadër të procesit të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj të shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar sot testin me shkrim në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Në testim morën pjesë 281 kandidatë, 150 burra e 131 gra, prej të cilëve dy nga minoritet.
Kryesuesi i Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, Blerim Isufaj, së bashku me anëtarët e tjerë, ka mbikëqyrë rrjedhën e testimit. Ky proces është zhvilluar edhe nën mbikëqyrjen e monitoruesve të EULEX-it dhe OSBE-së.
Këshilli Prokurorial i Kosovës do të informojë me kohë për rrjedhën e procesit të mëtejshëm.