Egla Ceno thotë se ajo dhe Luizi jetojnë në një pallat: U takuam një ditë në ashensor

nga D V

Fituesja e edicionit të tretë të BBVA, Egla Ceno, deklaroi se ajo dhe Luiz Ejlli (fituesi i edicionit të dytë) jetojnë në një pallat.

Këtë e bëri të ditur gjatë një interviste në Top Arena, kur u pyet për spekulimet dhe zërave të shumtë për këtë.

“Më kanë thënë këta të lagjes që e kemi Luiz Ejllin. E kam parë para dy ose tre ditësh në ashensor, ishte me biberon  dhe po ngjitej lart derisa unë po zbrisja. I thashë mirë se erdhe në lagje”, tha Egla në një intervistë me Erjola Doçin.
Foto: Egla Ceno / Top Arena

Ajo më pas u pyet nëse i kishte shkuar për vizitë Luizit, duke qenë se jetojnë në një pallat dhe në një lagje.

“Jo, unë e mora vesh thjesht kur e pashë në ashensor”, theksoi ajo.

Gjatë kësaj interviste në Top Arena, Egla ndau gjithashtu edhe detaje të tjera si dhe raportin që ka me banorët pas përfundimit të spektaklit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More