Aksident në rrugën Ohër – Resnjë, ndërron jetë një motoçiklist

nga D V

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën Ohër – Resnjë, afër urës Prentov. Në aksident ka humbur jetën një motoçiklist.

Sipas informacioneve, motoçiklisti është përplasur me një makinë dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, ka konfirmuar se ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku dhe se po hetohet nga policia e trafikut. Ai ka bërë të ditur më shumë detaje rreth ngjarjes tragjike për ditën e sotme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More