Takim i Gashit me përfaqësuesin zyrtar të Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shkup, Braun

nga D V

Shkup, 30 korrik – Mendime për proceset politike në vend dhe në rajon dhe hapat në lidhje me eurointegrimin, kanë shkëmbyer sot kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe Daniell Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shkup.

Siç informojnë nga prs shërbimi i Kuvendit, në takim ishte e pranishme edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

Duke u falënderuar për pjesëmarrjen dhe kontributin e deri tanishëm të Fondacionit “Konrad Adenauer” në përforcimin e proceseve demokratike në shoqërinë tonë, kryetari Gashi shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit edhe me projekte konkrete në shtëpinë ligjvënëse.

Siç thuhet në kumtesë, bashkëbiseduesit biseduan edhe për hapat e mundshëm për përforcimin e transparencës së Kuvendit dhe hapjes së tij ndaj qytetarëve.  U përqendruan edhe për mundësitë për përforcimin e rolit të pushtetit ligjvënës në proceset që drejtojnë në anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian.

Në takim, thuhet më tej, u bisedua edhe për bashkëpunimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bundestagun e Gjermanisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More