SPAK ka mbyllur hetimet për grupin kriminal që dyshohet për trafik të lëndëve narkotike, mes të cilëve është edhe djali i sh-nëndrejtrit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Këta të fundit në bashkëpunim me Ergys Dashi dhe persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet, kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, për trafikimin e kësaj sasie kokaine nga Amerika e Jugut për në Holandë, ku në datën 05.01.2021 u bë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese si dhe arrestimi i një shtetasi holandez.
Sekuestrimi i kësaj ngarkese me lëndë narkotike të llojit kokainë i është atribuar të Ismail Zeneli (në rolin e porositësit dhe financuesit), Artan Sulejmani (financues), Eralbi Breçani (porositës dhe financues), Besmir Murtati (porositës dhe financues) dhe shtetasi Ergys Dashi i cili siguronte furnizimin me kokainë në vendet e origjinës si dhe më tej edhe ngarkimin e saj në port me destinacion portet e Evropës.
Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;
Lidhur me këtë fakt penal duhet theksuar se Albert Prenga, ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike. Në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve, i pandehuri Albert Prenga ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë shqiptarë të paidentifikuar, si dhe me të Dedan Gjoni, i cili del në pah si bashkëpunëtor dhe porositës dhe financues në sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar, kurse i pandehuri Bajram Grabova ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike.
