Shkup, 1 shtator – Prokuroria themelore publike duhet të hapë procedurë lidhur me deklaratën e Kryeministrit Hristijan Mickoskit se i është ofruar ryshfet për Korridorin 8.
Kështu deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe i cili dënoi sjelljen e Mickoskit, që sipas tij po bën piar partiake nga foltore dhe përmes konferencave për media në vend që të dëshmojë akuzat e tij të rënda nëpër institucione.
I pyetur nëse ka pasur dyshime dhe raportime për korrupsion në qeverisjen e kaluar lidhur me këtë rast, lideri i LSDM-së është përgjigjur se nuk ka absolutisht asnjë informacion të tillë.
“Ajo që tha kryeministri në konferencën për shtyp është shumë e rëndë. Është për t’u habitur që ai deklaron, dhe asnjë institucion tjetër nuk ka informacion për këtë, nuk ka asnjë informacion nga PTHP nuk ka asnjë informacion nga KSHPK.Ne insistojmë që PTHP të hapë një procedurë dhe kryeministri të tregojë të gjitha informacionet, sepse nëse kjo nuk ndodh, ai është në një farë mënyre bashkëpunëtor në të. Unë e dënoj atë qasje të vetëpërdorimit të foltores dhe mesazheve piar për disa çështje serioze. Këto gjëra janë vërtet serioze. Përveç kësaj, është një projekt në të cilin BE jep një kredi. Pra, edhe ato institucione nuk e monitorojnë këtë çështje. Pra, Prokuroria duhet të hapë procedurë dhe ta sqarojë deri në fund”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Qeveri: Tentative për ryshfet hap edhe çështje tjera
Qeveria si shtyllë kryesore e ka sundimin e ligjit dhe vënien fund të krimit dhe korrupsionit ndërsa kjo i frikëson ata që deri më tani ashtu kanë funksionuar .Zbulimi i tentativës për ryshfet hapë pyetje të tjera seksionet e mëparshme.
“Si është e mundur që për seksionet 1 dhe 2,nënkontraktorë të jenë kompani nga Strumica dhe Reçica e vogël ?Gjithsesi duke e pasur parasysh paraprakën , nëse tentimi për ryshfet nuk ka kaluar tani për seksionin 3 ,çka ka ndodhur në të kaluarën dhe pse ish kryeministri hesht?Këto janë çështje që me vet parashtrimin e tyre paraqesin frik dhe shqetësim tek pushteti paraprak ,andaj po tentojnë të ikin me deklarata paushale”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Javën e kaluar Kryeministri Mickovski ,njoftoi se ka pasur tentim për ryshfet sa i përket tenderit për hekurudhën drejt Bullgarisë në vlerë prej 560 milion euro.Edhe pse nuk zbuloi se kush qëndron pas kësaj,tha se për këtë janë njoftuar institucionet relevante dhe partnerët në Bruksel.