Pesë persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri që ndodhën sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë.
Kështu ka deklaruar për Tëvë1, mjeku kujdestar Avdush Bajgora.
Bajgora tha se ata janë duke u trajtuar me urgjencë.
Ndryshe, raportohet se një person ka humbur jetën si pasoj e të shtënave me armë në lagjen Aktash në kryeqytet.
Policia ende nuk ka dhënë detaje lidhur me rastin në fjalë.
