Mot me diell dhe i ngrohtë deri 36 gradë

nga D V

Shkup, 2 shtator  – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 29 deri 36 gradë. UV=7.

Në Shkup mot me diell  dhe vranësira mesatare pasdite. Do të fryjë erë e dobët veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 35 gradë Celsius.

DPHM njofton se vijon periudhë e motit kryesisht stabil dhe të ngrohtë, përveç në rajonet malore, ku në orët e pasditës do të ketë paraqitje të rrallë të të reshurave të shiut me bubullima. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të konsiderueshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More