Sot, më datë 18 shtator, është mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Për këtë reagoi shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri në një njoftim, duke thënë se seanca e sotme ishte e zakonshme.
“Grupi i PDK-së kërkoi që hartimi i buxhetit të procedohet ashtu siç e kërkon ligji: Të mbahen dëgjime të Kuvendit me qytetarët e Prishtinës, Të bëhet dërgimi i projekteve për secilin kod buxhetor, Të ketë transparencë dhe llogaridhënie për secilin projekt para qytetarëve, Të votohet Buxheti 2025 në seancë të rregullt”, ka shkruar ai.