Zayn Malik do të nisë turneun e tij të parë solo, që pas largimit nga grupi One Direction

nga D V

Zayn Malik ka njoftuar se do të nisë turneun e tij të parë solo, nëntë vjet pasi u largua nga grupi One Direction.

Këngëtari i hitit “Pillowtalk” zbuloi përmes rrjeteve sociale se do të nisë turneun pas 35 ditësh, derisa publikoi datat dhe vendet në të cilat do të performojë.

Sipas njoftimit, turneu do të nisë në SHBA, më 23 tetor dhe vendi në të cilin në këtë datë do të jetë San Francisco

Duke filluar më pas nga muaji nëntor, do të fillojë koncertet në Mbretëri të Bashkuar.

Biletat e turneut do të dalin në shitje të shtunën.

Zayn Malik ka qenë në grupin One Direction, grupi i cili u formua gjatë spektaklit X Factor UK, megjithatë mori vendimin i pari për t’u larguar. Grupi në të cilin bënin pjesë po ashtu edhe Harry Styles, Niall Horan, Liam Payne dhe Louis Tomlinson u shpërbë disa vite më vonë pas largimit të Malik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More