Heqja e masës ndaluese të mallrave serbe, Hovenier: Hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën

nga D V

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier përmes një postimi në platformën X ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian.

“I kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Republikën e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ne vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, ka shkruar Hovenier.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës dje mori vendim për ndryshimin e masës së sigurisë për mallrat serbe.

Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media bëri të ditur se kjo vlen vetëm për pikën kufitare në Merdar.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More