Pacolli: Pasija e përgjimit në veturën e Kajtazit kërcënim i rënde për lirinë e mediave

nga Xh M

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me gjetjen e një paisje të dyshimtë në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Ai ka thënë se kjo paraqet kërcënim të rëndë për lirinë e medias.

“Zbulimi i një pajisjeje përgjimi në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi është një kërcënim i rëndë për lirinë e medias dhe nënvizon rreziqet me të cilat përballen gazetarët kur ekspozojnë korrupsionin dhe krimin politik sot në Kosovë. Ky përshkallëzim, synon të frikësojë median dhe të shtypë transparencën.Veprime të tilla gërryejnë demokracinë. “, ka shkruar Pacolli.

Ai po ashtu ka përmendur edhe paralajmërimet e Raportit të Progresit lidhur me mediat.

“Raporti i fundit i progresit i BE-së paralajmëron për tendencen për kontroll nga ana e qeverisë së Kosovës mbi median, duke rrezikuar lirinë e shtypit—një gur themeli i demokracisë.Bej thirrje për një hetim të pavarur dhe të thelluar mbi këtë përshkallëzim alarmues të frikësimit të gazetarëve dhe nevojën urgjente për mbrojtjen e tyre personale dhe profesionale.Shprehi solidaritetin tim ndaj Gazetarit Vehbi Kajtazi dhe gazetarët në Kosovë, duke i bërë thirrje qeverisë të sigurojë mbrojtjen dhe të drejtën e tyre për të raportuar pa kërcenime dhe të lirë dhe të mos hesht ndaj incidenteve që po ndodhin ndaj mediave. Një media e lirë është thelbësore për të ardhmen demokratike të Kosovës.”, ka përfunduar ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More