Mexhiti vizitoi sot Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe

nga Xh M

Shkup, 14 nëntor – Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti u prit sot nga drejtori i AZGj-së, Granit Osmani dhe stafi i tij drejtues.

Ata biseduan rreth punës së vazhdueshme që bën Agjencia për përkthimin, redaktimin dhe zbatimin sa më të drejtë të gjuhës shqipe gjatë procesit të implemetimit të dygjuhësisë në RMV.

Gjatë takimit zoti Mexhiti midis të tjerash tha se do ta mbështesë Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës dhe misionin e saj.

Më pas zoti Mexhiti vizitoi auditoret e AZGj-së, u takua me të punësuarit, këshilltarët shtetërorë,drejtuesit e
sektorëve, përkthyesit etj.

Pas përfundimit të vizitës në AZGj, Kryeministri i parë Izet Mexhiti, mori pjesë në punimet e Konferencës shkencore me temë “Gjuha dhe etnia”, të cilën e organizon AZGj-ja me rastin e festave kombëtare shqiptare të Nëntorit.

Është nga të rrallat herë që një funksionar i nivelit kaq të lartë viziton dhe mbështet direkt Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës shqipe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More