Stoilkoviq u takua me përfaqësues të OJQ-ve: Duhet të angazhohemi sepse pozicionimi më i mirë në raportin e KE-së janë prioriteti im

nga D V

Shkup, 27 nëntor – Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Ivan Stoilkoviq sot ka realizuar një takim pune me përfaqësues të organizatave joqeveritare nga të gjitha bashkësitë etnike.

Takimi i organizuar me iniciativë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit Stoilkoviq me qëllim të informimit të përfaqësuesve të bashkësive jo shumicë të vendit për planet e ardhshme të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet bashkësive, gjegjësisht për gjithçka që duhet të realizohet gjatë vitit të ardhshëm 2025, morën pjesë Jana Mihailova nga ZPH Integra Nau, Marija Nikolova nga Pitu Guli dhe Gjorgji Gjorgjiev nga Mandra pjesëtar të bashkësisë etnike vllahe; pastaj Nadir Rexhepi nga Insok; Zoran Dimov nga Qendra Informative e Biznesit Rom dhe Nadire Selman nga Shoqata e Grave Rome – Esma nga bashkësia etnike Rome; Vasilka Kitanoviq nga Qendra Kulturore Serbe, Primislav Stanoeviq dhe Momçilo Veliq nga KUD “Sveti Sava prvi” dhe Gordana Joviq-Stojkovska dhe Zoran Zhugiq nga komuniteti serb në Maqedoni të Veriut si pjesë e bashkësisë serbe; Izeta Babaçiq nga Divanhava nga komuniteti boshnjak dhe Melek Adem nga Zor Dernek dhe Shenol Tahir nga Hid-bah-shen si pjesë e bashkësisë etnike turke.

Në fokus të bisedës ndër të tjera ishin edhe çështjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen bashkësitë më të vogla etnike në vend, ndërsa takimi u mbajt në një atmosferë konstruktive ku u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për projektet e mundshme për të cilat duhet punuar si dhe fakti se bashkëpunimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmirësimin e pozitës së tyre dhe përhapjen e frymës shumë etnike si dhe forcimin e bashkëpunimit me sektorin civil, përmirësimin e dukshmërisë dhe transparencës së shoqatave dhe forcimin e marrëdhënieve të partneritetit me autoritetet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vetëqeverisjet lokale dhe organizatat joqeveritare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More