Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në RMV, kapet duke transportuar emigrantë

nga D V

MPB Maqedoni njofton se me datë 03.12.2024 në ora 00:15 në afërsi të fshatit Stojakovë, komuna e Bogdancit, zyrtarë policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare Bogorodicë kanë privuar nga liria personin M.E.(28) nga Republika e Shqipërisë.

“Në orën e përmendur, me mjetin Hyundai që drejtonte, ai nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë dhe ka vazhduar lëvizjen. Ai ndaloi me shpejtësi mjetin dhe u largua me vrap”.

“Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit në terren, i njëjti është gjetur dhe privuar nga liria, si dhe janë gjetur 12 emigrantë (nga katër nga Siria, Libani dhe Irani), të cilët i transportonte në automjet. Emigrantët janë akomoduar në një qendër pranuese-transitore në Gjevgjeli, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More