Maresca nuk e sheh Chelsean për titull: Rivalët tanë nuk rrëshqasin si Cucurella

nga D V

Chelsea ka marrë një fitore spektakolare të dielën në mesditë, ku mposhti rivalin lokal Tottenham Hotspur me rezultat 3-4.

The Blues ishin duke humbur 2-0, por pas një përmbysje spektakolare në fund morën tre pikët.

Por, trajneri i Chelseat, Enzo Maresca vazhdon të insistojë se skuadra e tij nuk është në garë për titull.

Italiani ka thënë se rivalët e Chelseat si Arsenal, Man City dhe Liverpool nuk rrëshqasin siç bëri Cucurella.

“Arsenali , City dhe Liverpool ndoshta nuk rrëshqasin, siç bëri Cucurella”, tha Maresca duke qeshur.

“Për të qenë serioz, ne nuk jemi gati, jemi larg këtyre skuadrave, por fokusohemi dita-ditës dhe përpiqemi të përmirësojmë ekipin”, deklaroi Maresca.

Chelsea është katër pikë prapa liderit të ligës Liverpool që ka një ndeshje më pak.

Megjithatë, Blutë janë përpara të gjithë të tjerëve, përfshirë Arsenalin që humbi pikë kundër Fulham të dielën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More