Raportohet edhe për të vdekur pasi një automjet “fshiu përpara” turmën e njerëzve në New Orleans

nga D V

Të paktën një person ka vdekur dhe të tjerë janë lënduar pasi një automjet goditi një turmë në rrugën Bourbon herët të mërkurën, ka thënë policia e New Orleans për ABC News.

Por ndërkohë, media të tjera raportojnë se bëhet fjalë për të paktën 10 persona të vdekur pasi një automjet goditi një turmë që festonte Vitin e Ri në New Orleans.

Veç këtyre, 30 persona të tjerë thuhet se janë lënduar nga ngjarja e ndodhur në cep të rrugës popullore Bourbon.

Sulmi dukej se ishte i qëllimshëm, tha policia, duke shtuar se shoferi nuk ishte arrestuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Policia nuk kishte specifikuar ende se sa njerëz mbetën të lënduar ose të vdekur në incidentin, i cili ndodhi pranë kryqëzimeve të rrugëve Bourbon dhe Iberville rreth orës 3:15 të mëngjesit.

Dëshmitarët kanë thënë për CBS News se një kamion u përplas me një turmë në rrugën Bourbon me shpejtësi të madhe.

Ata kanë theksuar se më pas shoferi doli dhe filloi të qëllonte me armë, ndërsa policia iu përgjigj zjarrit.

Ndërkohë, raportohet se janë parë shumë njerëz në tokë duke u trajtuar për lëndime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More