Kryeministri grek: Siguria e Evropës dhe e Lindjes së Mesme janë të ndërvarura

nga Xh M

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar se siguria e Evropës dhe e Lindjes së Mesme janë të ndërvarura, transmeton Anadolu.

Në fjalën e tij në bashkë-kryesimin e një takimit të Këshillit Suprem të Bashkëpunimit Greko-Saudit në qytetin saudit Al-Ula së bashku me princin e kurorës saudite, Mohamed bin Salman, kryeministri Mitsotakis tha se Arabia Saudite është një partner strategjik për Greqinë dhe Bashkimin Evropian (BE), si dhe një lojtar kyç për stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”.

Duke theksuar sfidat rajonale dhe globale, siç njofton kabineti i kryeministrit grek, Mitsotakis argumentoi se përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe do të kontribuojë në paqen dhe sigurinë në rajon.

Mitsotakis në takim u përqendrua veçanërisht në perspektivat për bashkëpunimin në energji, si dhe në tregti dhe në invetimet në sektorë të tillë si transporti, produktet agro-ushqimore dhe ndërtimtari.

Në bisedimet kokë më kokë pas mbledhjes së këshillit, bin Salman dhe Mitsotakis diskutuan edhe zhvillimet e fundit në Gaza dhe Siri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More