Sajkovski thotë se pret veprime nga grupet parlamentare rreth çështjes me interpelancën e Dautit

nga Xh M

Shkup, 14 janar – Kryetari i Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, Gjorgji Sajkoski në një deklaratë thotë se Komisioni nuk është kompetent që vetë të ndërmarrë diçka lidhur me interpelancën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti dhe se nuk ka marrë kurrfarë njoftimi deri më tani.

“Në konkluzionin e Kuvendit thuhet se pretendimet në interpelancë janë të bazuara, gjegjësisht se me 61 deputetë është shkarkuar kryetarja e Komisionit, në rastin e zonjës Dauti, për shkak se nuk ka respektuar rregullat e procedurës. Ky është thelbi. Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nuk është kompetent të ndërmarrë veprime vetë sepse as që është thirrur. Presim hapat e radhës nga grupet parlamentare”, thotë Sajkoski.

Sipas Sajkoskit, interpelanca është akt i lartë moral i çdo funksionari të emëruar i cili nuk e përmbush detyrimin ligjor, gjegjësisht vlerëson se Dauti duhet vetë të japë dorëheqje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More