Lojtari që konsiderohet si “Mascherano i ri” bëhet objektiv kryesor i Milanit për verën

nga D V

Milani raportohet se ka shprehur interesim për mesfushorin e Portos, Alan Varela dhe synojnë transferimin e tij në afatin kalimtar veror.

Ani pse afati kalimtar dimëror po vazhdon, Milani tashmë ka filluar të bëjë planet për objektivat e tyre në verë. 

Mesfusha është një pozicion që ‘Rossonerët’ synojnë ta përforcojnë dhe për ta bërë këtë tashmë kanë dy emra në mendje. 

Siç qëndrojnë gjërat, Tijjani Reijnders dhe Youssouf Fofana konsiderohen ‘të paprekshëm’ nga mesfusha e Milanit. 

Yunus Musah është gjithashtu në plane, por ai ka raste aktivizohet edhe në krahun e djathtë, teksa Ismael Bennacer po vuan nga lëndimet e shpeshta.  

Sipas një raportimi nga Gianluca Di Marzio, Varela është njëri prej tyre. Trajneri Sergio Conceicao e njeh mirë atë nga koha e tyre së bashku tek Porto dhe drejtuesit mund ta përdorin këtë në avantazhin e tyre. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More