Man City përgatit një ofertë marramendëse për Raphinhan

nga D V

Manchester City thuhet se po përgatit një ofertë shumë të lartë për të bindur Barcelonën që të lirojë sulmuesin e tyre brazilian, Raphinha.

Pep Guardiola është i interesuar për të bërë ndryshime të rëndësishme në skuadrën e tij për sezonin e ri dhe tashmë ka etiketuar disa objektiva.

Sipas mediumit Todofichajes, Manchester City është i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit anësor të Barcelonës, Raphinha.

Qytetarët thuhet se janë të përgatitur të ofrojnë plotë 100 milionë euro për yllin brazilian.

Raporti sugjeron se Arsenali dhe Chelsea po monitorojnë gjithashtu 28-vjeçarin, por një ofertë kaq e rëndësishme nga City mund të pengojë klubet e tjera.

Ndryshe, Raphinha ka qenë në formë mbresëlënëse këtë sezon, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 11 asistime në 30 ndeshje për Barcelonën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More